Holyfield nuk pajtohet me humbjen: Gjyqtari gaboi

Boksi

Holyfield nuk pajtohet me humbjen: Gjyqtari gaboi

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:38
Holyfield nuk pajtohet me humbjen: Gjyqtari gaboi

Evander Holyfield nuk është pajtuar me vendimin e gjyqtarit për nokaut teknik në disfatën e tij kundër Vitor Belfort në rikthimin e tij në ring pas një dekade, duke thënë se nuk ishte lënduar nga goditjet e ish-yllit të UFC-së.

Holyfield e pësoi një humbje të shpejtë nga ish-ylli i UFC-së, Vitor Belfort, në rundin e parë të meçit të tyre në Florida të shtunën në mbrëmje.

Holyfield, 58-vjeçar dhe pesë herë kampion i botës, u pajtua të ishte zëvendësues i Oscar De La Hoya në çastet e fundit para meçit, i cili ishte tërhequr nga lufta për shkak se ishte infektuar me Covid-19.

Por rikthimi i Holyfield në ring pas shumë vitesh zgjati vetëm tre minuta, pasi Belfort e rrëzoi në dysheme atë para se gjyqtari ta ndërpriste luftën.

“E vërteta është se asnjë goditje nuk më lëndoi mua shumë. Ai ishte i fortë dhe ishte një goditje që ma humbi baraspeshën. Nuk jam i lënduar”, tha Holyfield pas meçit.

Holyfield ia doli të ngrihej në këmbë në kohë por një sulm i vrullshëm i Belfortit e detyroi gjyqtarin ta ndërpresë meçin dhe ish-ylli i arteve të përziera marciale fitoi me nokaut teknik qysh në rundin e parë.  

“Mendoj se ishte vendim i gabuar.

Gjyqtari nuk është dashur ta ndërpriste luftën aq shpejt. Ai ishte i fortë, por kur njerëzit kanë duar të shpejta, unë përpiqem të mbrohem”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat