Komuna e Prishtinës e nderon Xhevdet Pecin, legjenda që nokautonte në Beograd, Pulë, Podgoricë...

Boksi

Komuna e Prishtinës e nderon Xhevdet Pecin, legjenda që nokautonte në Beograd, Pulë, Podgoricë...

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2021 Në ora: 15:31
Drejtori për Sport, Fitim Rexha ia dorëzon mirënjohjen Xhevdet Pecit

Xhevdet Peci, ish boksieri i mirënjohur, nderohet me mirënjohje nga Komuna dhe drejtoria për sport e Prishtinës.

Peci është boksieri që i solli më së shumti tituj KB Prishtinës, pesë tituj në ish Jugosllavi!

Legjenda e boksit edhe sot kujtohet nga gjeneratat e vjetra, e flasin me emocione të mëdha, sidomos kur nokautonte kundërshtarët në Beograd, Pulë, Banjallukë, Prishtinë, Podgoricë, Smederëvë, Sarejevë etj.

Image

Drejtori për Sport, Fitim Rexha priti në një takim Xhevdet Pecin.

“Komuna e Prishtinës - Drejtoria për Sport nderon me mirënjohje Legjendën e gjallë të boksit Xhevdet Peci.
Xhevdet Peci u lind me 17 Prill 1955 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës.
Me boks filloi të merret si 16 vjeçar në klubin e boksit ‘Akumulatori’ të Mitrovicës. 

Talenti i tij, goditja e fortë e këtij fenomeni e bëri një boksier në peshat e rënda që se kishte Kosova deri më atëhere. Me të punonte trajneri ynë legjendar Lah Nimani i cili parashikoj një të ardhme të ndritshme te ky djalosh i urtë dhe punëtor. 

Në gjysmë sezonin e vitit 1973-1974, Xhevdet Peci dhe Lah Nimani kalojnë së bashku në KB Prishtina si përforcime mjaft të qëlluara të asaj kohe.

Xhevdet Peci me të ardhur në KB Prishtina fitoj mjaft simpati. Publiku ishte i fascinuar me talentin e tij, atë filluan ta thërrasin “KNOCK OUT”

artist, sepse të rrallë ishin ata që i qëndronin Pecit më shumë se një raund. 

Tërë Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë pritnin meçin e fundit (kryesor të mbrëmjes) ku Peci gjithmonë sjellte shllagun në tortë si e quajnë kategorinë e rëndë në zhargonin e boksit.

Xhevdet Peci nga viti 1975 deri 1983 arriti ti fitoj pesë tituj ne konkurrencën ekipore dhe katër tituj në konkurrencën individuale në ish-Jugosllavi. Po në këto vit Peci arriti të fitoj edhe dy Kampionate Ballkanike. Peci për pesë vite me radhë ishte boksieri që nuk kishte humbur asnjë meç. 

Me 1983 dërgohet në Radniçki të Beogradit si huazim për ta shpëtuar nga rënia prej ligës. Pas katër muajve Peci vendos të kthehet në folenë e vjetër dhe bokson deri më vitin 1986 ku në Podgoricë të Malit të Zi pas një padrejtësie nga referi serb ndaj tij e detyron Pecin që ta knock out-oj referin në ring dhe këtu Pecit i ndalohet boksimi përjetësisht dhe KB Prishtina dërgohet në ligën e dytë.

Rekordet e Xhevdet Pecit:

(1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale
(1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore
(1978) – Kampion Ballkanikë
(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë
(1999  – deri me sot ) – kryetar e këshillit profesional së federatës boksit të Kosovës
(2000) – Qyteti i Mitrovicë-s e zgjedh sportistin e shekullit
(2021) – Komuna Prishtinës - Drejtoria për Sport - mirënjohje për kontributin e dhënë me KB Prishtina”, shkruan në faqen e drejtori së sportit të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat