Luan Krasniqi flet për meçin Joshua - Usyk

Boksi

Luan Krasniqi flet për meçin Joshua - Usyk

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:10
Luan Krasniqi flet për meçin Joshua - Usyk

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, me padurim e pret sfidën mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk.

Meçi mes tyre do të zhvillohet të shtunën dhe pritet me emocione të mëdha. 

“Anthony Joshua kundër Oleksandr Usyk - më në fund një duel shumë interesant.

Usyk është një boksier vërtet jashtëzakonisht i mirë por fizika natyrale e tij nuk do i përballojë presionit te Joshuas. 

Kështu që unë mendoj se Usyk do ta ketë vështirë në këtë luftë. 

Çfarë mendoni ju?”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat