Usyk me deklaratë emocionuese pas fitores kundër Joshuas

Boksi

Usyk me deklaratë emocionuese pas fitores kundër Joshuas

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2021 Në ora: 01:07
Pamje nga meçi, foto Reuters

Me lot në sy ndërsa ngriti krahët në qendër të ringut, Oleksandr Usyk, duke festuar titullin e kampionit të botës në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në peshën e rëndë.

Usyk (19-0, 13 KO) e mposhti Anthony Joshua. Fitorja e Usyk erdhi pas vendimit të gjyqtarëve. 

Lufta ishte e fortë para gati 68,000 tifozëve në Stadiumin Tottenham Hotspur në Londër.

Image

 

"Kjo do të thotë shumë për mua, shumë", - tha Usyk pas fitores. 

"Lufta shkoi saktësisht ashtu siç e prisja. Kishte disa momente kur Anthony më goditi fort, por asgjë të veçantë".

34-vjeçari Usyk u kurorëzua me titullin e kampioni të parë të padiskutueshëm, me katër breza. 

"Unë kam punuar aq shumë që nga janari në përgatitje për këtë luftë" ,- tha Usyk.

"Mu desh një gjysmë viti dhe nuk e pashë familjen time për kaq kohë të gjatë. Më mungojnë fëmijët e mi dhe më mungojnë kur i shikoj ata të luajnë. Dua të shkoj në shtëpi dhe të jem i lumtur dhe nuk po mendoj për rimeçin", - tha Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat