Florian Marku: Në stadium kishte mbi 4000 shqiptarë, kam ruajtur qetësinë

Boksi

Florian Marku: Në stadium kishte mbi 4000 shqiptarë, kam ruajtur qetësinë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 06:28
Florian Marku

Florian Marku, kampioni i botës së peshave të mesme IBF, tha se boksieri tjetër e kishte mbajtur titullin për 3 vite rresht dhe e kishte nënvlerësuar Markun.

Marku theksoi se në stadium kishte shumë shqiptarë, mbi 4000 veta ishin shqiptarë të cilët bërtisnin për Markun.

Marku: Boksieri tjetër e kishte mbajtur titullin për 3 vite rresht dhe më kishte nënvlerësuar mua. Në ndeshje kam mbajtur me qetësi. Nuk jam treguar shumë agresiv, pasi mbajta distancën. Plani ynë ka qenë ta mbaj në distancë. Këtë lloj loje kemi zgjedhur.

Në stadium kishte shumë shqiptarë, mbi 4000 veta ishin shqiptarë, dhe i dëgjoja teksa bërtisnin. Ndeshja ka qenë e madhe sepse ka qenë titulli im i parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat