Flamuri i Kosovës të ngritët në Beograd, ndryshe është tradhti 

Boksi

Flamuri i Kosovës të ngritët në Beograd, ndryshe është tradhti 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:28
Flamuri i Kosovës të ngritët në Beograd, ndryshe është tradhti 

Me 24 tetor fillon Kampionati Botëror në Beograd dhe përfundon me 6 nëntor.

Federata e Boksit e Kosovës deri me tash nuk ka dalur me asnjë komunikatë se si do të veprojnë dhe cilat janë sugjerimet nga ana e AIBA-së.

Federata e Boksit e Kosovës duhet të kërkojë qysh tani Flamuri i Kosovës të jetë në sallën Arena dhe duke valëvitur.

Federata e Boksit e Kosovës duhet të kërkojë me ngulm nga AIBA që t’i ketë të gjitha parakushtet dhe nëse kanë pengesa të  anulohet edhe Kampionati Botëror, siç ka ndodhur në vitin 2018 me hendboll. 

Kosova ka paralajmëruar se do të përfaqësohet me tre boksierë dhe këta duhet të trajtohen si të gjitha shtetet! 

Kosova ka paralajmëruar se do marrë pjesë me simbole shtetërore, çdo pjesëmarrje tjetër pa simbole dhe pa emrin Kosova në fanellë  është tradhti Kombëtare. 

Kombëtarja e Kosovës duhet të ndjekë shembullin e hendbollit (Kombëtares për të reja) me 22 mars të vitit 2018, kur futen në Beograd me Flamur të Kosovës dhe nën përcjelljen e xhandarmërisë, ani pse nuk e lejuan që të garojë, por e arritën qëllimin e tyre, turneu kualifikues fare nuk u zhvillua, Federata e Hendbollit e Serbisë u suspendua dhe u dënua nga Federata Evropiane e Hendbollit.   

Federata e Boksit e Kosovës nuk duhet të hesht, por të jetë gjithnjë në kontakt me AIBA-n dhe ta informojë opinionin sportiv përmes faqes së saj zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat