Sportisti është në gjendje kritike pas luftës me ariun 

Boksi

Sportisti është në gjendje kritike pas luftës me ariun 

Nga: K.G. Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:59
Sportisti është në gjendje kritike pas luftës me ariun 

Media ndërkombëtare raportojnë për një rast të paprecedent që ka ndodhur në Siberi!  

Boksieri profesionist Ilya Medvedev (23-vjeçar), është në gjendje kritike pas luftës me ariun. 

Siç raportohet, një skenë e tmerrshme ndodhi gjatë peshkimit.

Image

Ai së bashku me mikun e tij Vyacheslav Dudnik, pushonin te lumi Irtysh në Siberi, kur u hodh ariu mbi ta. 

Ariu e vrau Dudnikun dhe më pas shkoi pas boksierit, por ai kishte një armë me vete dhe qëlloi me disa plumba në drejtim të kafshës së zemëruar. 

Por ky nuk ishte fundi. Ariu e sulmoi sërish dhe më pas boksieri vendosi të luftonte me thikë dhe në fund arriti ta rrëzonte e ta vriste atë.

“Kam dëgjuar britma dhe më pas të shtëna. Kur mbërrita, pashë që Vyacheslav kishte vdekur”, tregon mes të tjera Denis Chebotar, i cili ishte i trishtuar me atë që kishe pa.

Chebotar arriti ta tërhiqte Medvedevin me varkën e tij dhe ta çon në spital, ku boksieri tani ndodhet në terapi intensive me lëndime të rënda në kokë dhe në trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat