Media serbe shpreh shqetësimin: AIBA paralajmëron Serbinë për Kosovën

Boksi

Media serbe shpreh shqetësimin: AIBA paralajmëron Serbinë për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:48
Media serbe shpreh shqetësimin: AIBA paralajmëron Serbinë për Kosovën

Nuk dihet saktësisht se cili është paralajmërimi ndëshkues për Serbinë, por ajo që dihet se AIBA i ka dërguar letër Federatës së Boksit të Serbisë, që të lejojë boksierët e Kombëtares së Kosovës, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në boks, që mbahet nga sot e deri me 6 nëntor. 

Media serbe që njihet për propagandë e financohet nga Qeveria e Serbisë, “Novosti”, shpreh shqetësimin, duke shkruar mes të tjera:      

“Ditë më parë u spekulua shumë se boksierët nga të ashtuquajturit shtetit të Kosovës mund t'i ndalohet pjesëmarrja në Botërorin në Beograd.

Mirëpo, mbrëmë Federata Botërore e Boksit (AIBA) ka njoftuar se praktikisht i ka dërguar një paralajmërim Serbisë se garuesit nga shteti i rremë i Kosovës duhet të trajtohen si boksierët e tjerë”.

Duket se krahas letrës publike të AIBA-së, ka edhe diçka pas perdes, që serbët po frikësohen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat