Shqiptari gati për rusin në Beograd! Sead Bushati tregon për çka iu është lutur  

Boksi

Shqiptari gati për rusin në Beograd! Sead Bushati tregon për çka iu është lutur  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 15:43
Sead Bushati e Alban Beqiri

Me padurim pritet përballja në kategorinë 71 kg, mes boksierit të Kombëtares së Shqipërisë, Alban Beqiri dhe rusit Vadim Musaev.

Gjithçka është gati për gjysmëfinalet të Kampionatit Botëror, që do të mbahen në Beograd. 

Beqiri e ka të siguruar medaljen e bronztë, synon finalen e madhe. 

Me gjithë disa telashe që ka, me dorën paksa të lënduar, Beqiri është i motivuar deri në pikën e fundit.

Trajneri i tij, Sead Bushati, po ashtu pedagog në Universitetin e Sporteve në Tiranë, tregon se për çfarë e ka lutur Beqirin.

Ish boksieri i mirënjohur beson e shpreson se Beqiri do të tregojë zemër të madhe.

“Ka dorën që e lëndoi në ndeshjen me Jordaninë dhe tërheqje tek mesi, të cilën e ka pas në ndeshjen e 2-të me lituanezin.
Në këtë gjysmëfinale me rusin, si trajner i tij, këmbëngulja që ai të gjej forcën pas dhimbjes dhe sakrificë në ndeshje kundër rusit, ndër boksierët më të mirë në botë.

Ka kualitet si boksier, edhe në këto kushte shpresoj një performancë shumë të mirë.

Kam këmbëngulë shumë që mos të del pa bërë luftën me rusin, me shumë lutje edhe vendosi me dalë në ring.

Të shohim sa i përket asaj se si do të jetë, presim luftë të fortë e të ashpër.

Besoj në cilësi edhe inteligjencën e Albanit, që të kalojë sa më mirë këtë ndeshje.

Për mu është i justifikuar në të gjitha drejtimet për katër fitore të mrekullueshme, shpirtin e madh që ka treguar”, thotë Bushati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat