Andy Ruiz mund ta ketë bërë Joshuan ‘të mposhtshëm’ duke e rrënuar statusin e ish-kampionit të botës

Boksi

Andy Ruiz mund ta ketë bërë Joshuan ‘të mposhtshëm’ duke e rrënuar statusin e ish-kampionit të botës

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 20:52
Andy Ruiz

Andy Ruiz Jr konsideron se e ka rrënuar statusin e Anthony Joshuas pas triumfit të tij shokues kur ia mori titujt në vitin 2019 duke ua dëshmuar boksierëve të tjerë se edhe britaniku mposhtet.

Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në divizionet WBA, IBF, WBO dhe IBO, nuk kishte humbur deri në momentin kur u takua me meksikano-amerikanin.

Ruiz kishte humbur vetëm një herë në 33 meçe para përballjes me AJ, porse ai ishte përfshirë në duelin për titujt e botës si zëvendësues i Jarrell Miller dhe i shokoi të gjithë duke e rrëzuar katër herë Joshuan.

Disa muaj më pas u zhvillua rimeçi dhe britaniku fitoi me disiplinë duke i rikthyer titujt. Megjithatë, Anthony u befasua sërish këtë vit duke u mposhtur nga Oleksandr Usyk, i cili ia rrëmbeu titujt.

“Nuk do të doja t’ia shkatërroj askujt karrierën, por e shoh se duket i tërhequr dhe heziton paksa, dhe e shoh duke u lënduar”.

“Ndoshta është paksa i frikësuar se mund të lëndohet, sepse nuk dëshiron të ndodhë e njëjta gjë. Është normale për boksierët dhe mendoj se duhet ta rikthejë vetëbesimin”, ka thënë Ruiz.

Joshua do të përballet sërish me Usyk në vitin e ardhshëm me shpresën që t’i rikthejë përsëri titujt e botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat