Përfundon ngjarja më e madhe në qytetin e turpit, ku u ndalua Kosova 

Boksi

Përfundon ngjarja më e madhe në qytetin e turpit, ku u ndalua Kosova 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:22
Përfundon ngjarja më e madhe në qytetin e turpit, ku u ndalua Kosova 

Kampionati Botëror i boksit do të futet në histori për të keq, ku iu mohua e drejta Kosovës që të marrë pjesë, shkak Serbia!

Qeveria e Beogradit nuk lejoi boksierët e Kosovës të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe, ndërsa AIBA u tregua e pafuqishme dhe as që ndërmori ndonjë masë ndëshkuese deri me tash ndaj Federatës së Boksit të Serbisë. 

Fatkeqësish, Kampionati Botëror u mbajt në Beograd, ku Serbia nuk lejoi boksierët tanë që të jenë në ngjarjen e madhe.      

“Kampionati Botëror i boksit për meshkuj përfundoi me sukses, kurorëzuan kampionët dhe fituesit e rinj.
Ka pasur ndeshje emocionuese në 13 kategori. U përfaqësuan 88 federata anëtare të AIBA-s.

Fituesit përfituan paratë për medalje, medalistët e artë fituan 100 000 dollarë secili”, shkruan mes të tjera në faqen e AIBA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat