Marku publikon momente interesante nga meçi i mbrëmshëm

Boksi

Marku publikon momente interesante nga meçi i mbrëmshëm

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 10:24
Jorick Luisetton, Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku, mbrëmë ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj boksierit francez Jorick Luisetton.

Pas luftës, Marku ka falënderuar zotin për çdo gjë.

Ai ka publikuar momentet më interesante të ndeshjes së mbrëmshme.

“FALEMINDERIT ZOTIT PËR ÇDO GJË. Faleminderit të gjithë ju që ishit sot prezent.

Edhe të gjithë që më keni ndjekur Live nëpër TV. Aam munduar prej raundit të parë për Knockout por nuk erdhi.

Rëndësi ka fitorja. Tani do të marr pak kohë pushim me familjen dhe nga viti tjetër do të kemi ndeshje të medha .Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për përkrahjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat