Shpejtim Bajoku - boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar

Boksi

Shpejtim Bajoku - boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 23:03
Shpejtim Bajoku - boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar

Shpejtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 23-të tradicional ndërkombëtar "Adem Jashari", të mbajtur për dy ditë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Nga afër turneun sot e ka ndjekur edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sikurse kryeministri Albin Kurti, ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani dhe drejtues tjerë nga MKRS, FBoxK dhe doajenë të boksit.

Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi ka vlerësuar lart organizimin e turneut, që mban emrin e heroit legjendar "Adem Jashari", ndërsa ka folur edhe për rastin e ndalesës së boksierëve tanë nga Serbia, duke thënë se KOK-u është në pritje të marrjes së masave nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Image

Boksieri më i mirë vendor u shpall Patriot Behrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat