Joshua: Rikthehem kampion e nuk humbas më

Boksi

Joshua: Rikthehem kampion e nuk humbas më

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 14:27
Joshua: Rikthehem kampion e nuk humbas më

Pak ditë pasi deklaroi se mund të “hapë krahun” për të lejuar unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë, boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. “Zgjohem ende me makthin se Usyk më mori titujt dhe mezi pres të hakmerrem”, tha Joshua.

“Nuk kam ndërmend të heq dorë edhe pse deklarove se ajo mund të ndodhë.

Më mirë nderi se sa paratë dhe unë do të vë nderin në vend pas asaj humbje. Ju garantoj se nuk do të ketë më humbje në karrierën time. Do ta fitoj revanshin me Usyk dhe ata tituj nuk do t’i dorëzoj më”, u shpreh Joshua.

“Ajo humbje ndaj Usyk më dhemb ende sot, ndaj po përgatitem jashtëzakonisht mirë për të fituar revanshin. Mendoj shumë për të kaluarën e të ardhmen. Mjaft më me humbje dhe eksperimente. Në mendjen time ka vetëm hakmarrje dhe si ta dëmtoj sa më shumë rivalin për t’i marrë titujt”, tha Joshua.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat