Devin Haney ylli i ri në rritje

Boksi

Devin Haney ylli i ri në rritje

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:25
Devin Haney dhe Mayweather

Bota e boksit po njoftohet me një yll të ri në rritje.

Devin Haney është boksieri i momentit në kategorinë e tij. Ai ka bërë një duel të mirë edhe mbrëmë, duke mposhtur me pikë kundërshtarin e tij, Joseph Diaz JR.

Haney ka mbajtur të paprekur rekordin e tij pa humbje, që ngjason aq shumë me atë të Floyd Mayweather.

Amerikani gëzon një rekord prej 27 fitoreve dhe 0 humbjeve, dhe është akoma 23 vjeçar.

Haney mbanë titullin e WBC në kategorinë e lightweight, që nga viti 2019. Ring Magazine e rangon atë si boksierin e katërt më të mirë aktiv në këtë peshë.

Megjithatë, statistikat e bëjnë pakëz më të frikshëm boksierin e gjatë 180cm.

Në 26 duele të luftuara, Haney gëzon 26 fitore, duke mos njohur humbje as barazim, ashtu siç bënte Mayweather në 26 duelet e para.

Nga këto fitore, Haney ka fituar 15 me KO, derisa Mayweather vetëm 19.

Të dy boksierët numëronin nga një titull bote në këtë moshë, derisa Haney ishte 20 vjeç kur fitoi titullin, kurse Mayweather 21.

Haney fitoi mbrëmë edhe duelin e 27-të, duke përmirësuar rekordin e tij. Një yll i ri po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat