Usyk: E mund edhe ia shkurtojë gjuhën Tysonit

Boksi

Usyk: E mund edhe ia shkurtojë gjuhën Tysonit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Usyk: E mund edhe ia shkurtojë gjuhën Tysonit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA, WBO) u shpreh se është në gjendje të përballet dhe fitojë ndaj kampionit tjetër të botës së këtij Divizioni, britanikut Tyson Furyn (kategoria ËBC).

Ditët e fundit është përfolur shumë për një përballje mes tyre, që do të sillte unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë.

“Natyrisht që bëhet fjalë për një sfidë të madhe. Fury është një boksier që flet shumë, e ka gjuhën e gjatë. Ai shprehet se është “mbret mbi mbretër”, por ai është i vetmi që e mendon në atë mënyrë.

E vetmja gjë që mund të them është se unë jam i aftë ta mund dhe t’ia shkurtoj gjuhën”, u shpreh Usyk, që numëron 19 fitore e 0 humbje dhe që në pranverën e 2022-shit mund të duelojë me Furyn ose Joshuas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat