Tyson Fury fton Wilder të kalojnë Krishtlindjen bashkë në shtëpinë e tij

Boksi

Tyson Fury fton Wilder të kalojnë Krishtlindjen bashkë në shtëpinë e tij

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 07:22
Tyson Fury, Deontay Wilder

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, ka befasuar me deklaratën e tij, kur ka ftuar rivalin e tij Deontay Wilder, të kalojnë së bashku fundjavën e Krishtlindjeve.

Fury ka marrë me qira një shtëpi në Orlando (Florida) dhe ka ftuar Wilder të qëndrojnë së bashku familjarisht, për të folur për tri sfidat që kanë zhvilluar mes tyre dhe për të ardhmen.

Përballja e tretë mes tyre, zhvilluar një muaj më parë, fituar nga Fury me KO në raundin e 11-të, konsiderohet si një nga duelet më të bukura në historinë e peshës së rëndë.

Ajo sfidë do të na heqë ditë nga jetët tona. Ne do të ndiejmë efektet e kësaj sfide në të ardhmen”, u shpreh boksieri britanik Tuyson Fury, i pamposhtur në karrierën e tij (32 fitore, 1 barazim).

Fury, që mban titullin e kategorisë WBC) fitoi dy nga tri përballjet e zhvilluara me Wilder, ndërsa një duel, i pari, u mbyll në barazim.

“Ne shkruam historinë dhe jam krenar që kam ndarë me Deontay këto momente unike në ring. Do të kaloj Krishtlindjet në shtëpinë në Florida dhe e ftoj Wilder të vijë e të bisedojmë së bashku”, u shpreh boksieri britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat