Sheiku i Kosovës me djemtë e tij, kështu veproi në natën e Vitit të Ri

Boksi

Sheiku i Kosovës me djemtë e tij, kështu veproi në natën e Vitit të Ri

Nga: K. Goca Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:29
‘Sheiku’ i Kosovës me djemtë e tij, kështu veproi në natën e Vitit të Ri

Tradita vazhdon për gjyqtarin ndërkombëtar të boksit, Latif Demolli, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Ai mbrëmë me djemtë dhe familjen e tij të ngushtë, kremtoi festën e Vitit të Ri. 

Gjyqtari veproi si gjithmonë, në tavolinë nuk i munguan edhe birrat dhe llojet tjera të alkoolit.

Image

Latif Demolli

Demolli nuk e harron zanatin e vjetër, sërish me veshje si sheik, bëri një atmosferë mbresëlënëse në familjen e tij.

Demolli ka shpërndarë fotografitë edhe në profilin e tij të rrjeteve sociale, facebook e instagram, duke treguar edhe një herë, se kur feston e ka mënyrën e tij, si sheik. 

Ai veproi në mënyrën e tij, madje thuhet se u ka thënë djemve: Në festat tjera edhe ata të vishen si sheikët, të dalin të gjithë në një uniformë!

Familje që shumëkush e lakmon për harmoni dhe atrmosferë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat