Kampioni i botës në UFC: Nuk tërhiqem pa boksuar

Boksi

Kampioni i botës në UFC: Nuk tërhiqem pa boksuar

Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:52
Kampioni i botës në UFC: Nuk tërhiqem pa boksuar

Kamerunasi Francis Ngannou, kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, ka bërë me dije se është gati të duelojë në ring ndaj boksierëve Tyson Fury apo Deontay Wilder. Ai shprehet se është gati të lëshojë fuqinë e grushteve të tij edhe në ring, për të hedhur KO ikonat e boksit.

Ngannou, 35 vjeç (16 fitore, 3 humbje në kafaz), u shpreh: “Të dueloj në ring është diçka që më tërheq dhe asnjëherë nuk më shqitet nga mendja kjo ide. Si do të shkojnë gjërat, një ditë kjo gjë do të ndodhë. Nuk dua ta mbyll karrierën time si luftëtar pa zhvilluar të paktën një ndeshje boksi”.

Ylli i UFC-së ka ende edhe një duel për të zhvillluar me UFC-në, sipas kontratës dhe më pas është i lirë. Ai ka gati edhe emrat e rivalëve që dëshiron të ketë përballë në ring.

Tyson Fury apo Deontay Wilder. Dua të testoj veten me boksierë të këtij niveli, kampionë si puna ime. Kampionët duelojnë vetëm me kampionët”, tha Ngannou.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat