Paralajmërimi i Joshuas

Boksi

Paralajmërimi i Joshuas

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:55
Paralajmërimi i Joshuas

Boksieri britanik Anthony Joshua po stërvitet në Dubai me kampionin e botës në peshën “cruiserweight”, patriotin e tij Lawrence Okolie. Të hënën, Joshua po stërvitej me Flyd Mayweather, ndërsa tani ka gjetur një tjetër partner për të ndarë ringun.

Siç dihet, Joshua do të duelojë në pranverën e këtij viti ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, një revansh pas sfidës së zhvilluar vjet në shtator, ku humbi titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Joshua ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga stërvitja me Okolie, që po e ndihmon për t’u përgatitur sa më mirë për këtë duel të vështirë. “Kam nevojë të bëj ndryshime në stilin tim të boksimit.

Nëse nuk ndryshoj edhe rezultati nuk do të ndryshojë, ndaj po përgatitem ndryshe për revanshin. Jam i inatosur me veten time dhe kjo është një benzinë që karikon. Vendi i vetëm ku ndihem mirë është palestra, ku përgatitem çdo ditë”, tha Joshua.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat