Kur do të zhvillohet revanshi mes Joshua dhe Usyk?

Boksi

Kur do të zhvillohet revanshi mes Joshua dhe Usyk?

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:29
Kur do të zhvillohet revanshi mes Joshua dhe Usyk

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit dhe menaxher i Anthony Joshua (24 fitore, 2 humbje), deklaroi sot se revanshi i peshës së rëndë mes boksierit britanik dhe ukrainasit Oleksandr Usyk (19 fitore, 0 humbje) do të zhvillohet në prill, në Londër.

Ai ka hedhur poshtë idenë se Usyk do t’i mbrojë titujt kampionë bote të fituara shtatorin e vitit të kaluar në vendlindjen e tij, në Kiev.

“Sfida e parë mes tyre që u zhvillua në stadiumin e Tottenham ishte e suksesshme, ndaj Anglia është vendi më i përshtatshëm për revanshin.

Kjo sfidë nuk mund të sjellë të ardhura në Kiev, ndaj ajo do të zhvillohet në Londër, ku publiciteti dhe të ardhurat janë më të mëdha. Gjithashtu, sfida do të zhvillohet në prill, koha më e përshtatshme dhe palët kanë rënë parimisht dakord”, tha Eddie Hearn.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat