Pas tërheqjes nga sporti...

Boksi

Pas tërheqjes nga sporti...

Më: 13 janar 2022 Në ora: 14:47
Khabib Nurmagomedov

Pas tërheqjes nga sporti 16 muaj më parë, Khabib Nurmagomedov ka nisur një aventurë të re, duke trajnuar sportistë të rinj në artet marciale mikse. Ndërkohë që, ka krijuar edhe një Ligë të re, Eagle FC.

Titullin kampion bote të peshës së lehtë që ai la vakant e mori braziliani Charles Oliveira, që më pas e mbrojti një muaj më parë ndaj Dustin Poirier.

Javier Mendez, ish-trajneri i Khabib Nurmagomedov, shprehet se në rast se rusi rikthehet në kafaz, do ta rimerrte shumë shpejt titullin e këitj Divizioni. “Khabib do ta mposhte pa shumë probleme Oliveira. Unë e njoh shumë mirë Khabib, forcën e mentalitetin e tij. Khabib do ta mbërthente dhe me forcën e tij do ta dominonte atë sfidë”, tha Mendez.

Khabib Nurmagomedov e mbylli karrierën i pamposhtur (29 fitore, 0 humbje).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat