Fury ka akuzuar Joshuan

Boksi

Fury ka akuzuar Joshuan

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:31
Fury ka akuzuar Joshuan

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka përdorur tone të ashpra ndaj patriotit të tij Anthony Joshua.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fury ka akuzuar Joshua si të paaftë të mbrojë titujt e tjerë kampionë te këtij Divizioni. Tituj të cilat Joshua i humbi në shtator të vitit të kaluar ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk (WBA, WBO, IBF).

“E dini se çfarë mendoj unë. Anthony Joshua shkoi dhe ia dha titujt kampionë një ukrainasi. Unë prisja që ato tituj ti merrja kur të përballeshim bashkë. Je një humbës i padobishëm.

Unë do t’i rimarr atij tituj dhe do t’i kthej në Angli, ashtu sikurse pata bërë ndaj Vladimir Klitchko vite më parë”, u shpreh Tyson Fury.

Më pas, ai ka akuzuar edhe ukrainasin Oleksandr Usyk. “Ke patur një dënim për steroide. Një boksieri që erdhi nga një peshë tjetër dhe more titujt që të dha Joshua. Por ti ende nuk je përballur me një britanik të vërtetë. Unë do t’i rimarr ato tituj dhe do t’i vendos në vendin e tyre, këtu në Angli”, tha Fury.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat