Akoma nuk ka datë për Joshua – Usyk

Boksi

Akoma nuk ka datë për Joshua – Usyk

Më: 17 janar 2022 Në ora: 20:06
Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk akoma nuk kanë caktuar një datë për rimeçin mes tyre.

Britaniku ka shfrytëzuar të drejtën e revanshit ndaj Usyk, por akoma nuk është caktuar një datë për duelin e dytë të tyre.

Dyshja vazhdojnë të jenë në negociata për të caktuar datën për rimeçin. Këtë e ka thënë edhe promotori i Usyk, i cili ka thënë se së shpejti mund të mësohet data e saktë.

“Shumë gjëra janë duke ndodhur për momentin”, ka thënë Alexander Krassyuk.

“Së shpejti ne do t’i zbulojmë të gjitha”, shtoi ai.

Shumë zëra insistonin se Joshua do të lëshojë rrugë për duelin mes Fury dhe Usyk, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Joshua do mundësinë e tij. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat