Fury tregon se favoritin në duelin Usyk – Joshua

Boksi

Fury tregon se favoritin në duelin Usyk – Joshua

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 14:31
Tyson Fury

Tyson Fury ka dhënë disa vlerësime për rivalët e tij.

Kampioni i WBC në peshat e rënda të boksit, Tyson Fury ka dhënë disa komente për rivalët e tij, përfshirë Anthony Joshua e Oleksandr Usyk.

Britaniku nuk e vlerëson aspak bashkëkombësin e tij Joshua, dhe për duelin e radhës beson se Usyk është favoriti.

Megjithatë, Fury identifikon pika të dobëta edhe te Usyk.

“Për mua, ai (Joshua) është një budalla i vjetër i padobishëm, dhe ai nuk do të kalojë meçin e radhës kundër Oleksandr Usyk”, ka thënë Fury.

“Gjithsesi, mendoj se Usyk është boksier i mirë, i talentuar, por mendoj se nuk është kërcënim i madh. Ai është i goditshim”, shtoi britaniku.

“Mendoj se është i vogël dhe jo i shpejtë. Duket si Muhammad Ali krahasuar (me Joshua)”, ishin fjalët e ‘Gypsy King’.

Nëse Tyson Fury kalon me sukses Dillian Whyte, ai me siguri do të përballet me njërin nga Oleksandr Usyk ose Anthony Joshua, varësisht fituesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat