Alvarez: Në peshën e rëndë mund të fitoj ndaj Joshua dhe Usyk

Boksi

Alvarez: Në peshën e rëndë mund të fitoj ndaj Joshua dhe Usyk

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:39
Alvarez: Në peshën e rëndë mund të fitoj ndaj Joshua dhe Usyk

Menaxheri i njohur i boksit Eddie Hearn u shpreh se boksieri meksikan Canelo Alvarez (57 fitore, 1 humbje e 2 barazim) është i bindur se nëse duelon në peshën e rëndë mund të fitojë ndaj dy prej ikonave të këtij sporti, britanikut Anthony Joshua e ukrainasit Oleksandr Usyk. Këta të dy do të duelojnë së shpejti për titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Canelo Alvarez, 31 vjeç, është kampion bote në disa pesha dhe së fundi ka dueluar në peshën “cruiserweight” (pesha deri 92kg), ku u shpall kampion bote.

“Kam qenë së fundi me Canelo dhe biseduam për të ardhmen. Ai beson se mund të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij dhe të duelojë në peshën e rëndë. Canelo jeton për të tilla sfida”, u shpreh Eddie Hearn.

“Canelo beson se nëse duelon në peshën e rëndë mund të fitojë ndaj Usyk dhe Joshua. Do të ishte vërtet interesante të shihje një duel të tillë dhe nëse meksikani mund vërtet të shkojë kaq larg. Ky është mentaliteti i tij, gjithnjë fitues dhe nuk ka frikë nga rivalët. Gjithsesi, për momentin ai ka të tjera plane, por e ardhmja mund të rezervojë surpriza”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat