Gjocaj e Salihu: Vazhdojmë me karvanin e ngjarjeve në Kosovë

Boksi

Gjocaj e Salihu: Vazhdojmë me karvanin e ngjarjeve në Kosovë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:24
Gjocaj e Salihu: Vazhdojmë me karvanin e ngjarjeve në Kosovë

Muharrem Gjocaj dhe Avdyl Salihu, promotorët e boksit profesionistë, vazhdojnë me organizime të ngjarjeve të boksit në Kosovë.

Ata paralajmërojnë që do të vazhdojnë me aktivitete në Kosovë. 

“Vazhdojmë me karvanin e ngjarjeve në Kosovë. 

Pas kërkesave të shumta që na erdhën në adresën tonë pikërisht nga boksierët e Diasporës, ne po detyrohemi atyre tua plotësojmë dëshirën për të boksuar në vendlindjen e tyre. 

Ne kishim plan që sivjet të bëjmë një pauzë duke i dhënë mundësi promotorëve të tjerë, mirëpo nuk mund ti themi boksierëve - bashkpuntorëve tanë -  Jo, kështu qe pas konsultimit me stafin teknik u mor vendimi qe te vazhdojmë karvanin ne Kosovën tone. 

Me 27 dhjetor 2022 shihemi me një mega gala te boksit profesionist, i katërti me radhë nën organizim te “Gjocaj Promotion” dhe “ArenaRing Management Promotion” dhe mbështetje teknike te KB Peja. 

Jemi ne biseda me njërën prej Federatave me të mëdha të botës WBC që të kemi edhe një ndeshje për titull, ku do luftoj boksieri ynë Labinot Xhoxhaj!”, deklarojnë Gjocaj e Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat