Vdes medalisti olimpik në boks

Boksi

Vdes medalisti olimpik në boks

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 20:07
Vdes medalisti olimpik në boks

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish boksieri i famshëm Giuseppe Bepi Ros. 

Ai ishte fitues i medaljes së bronztë olimpike në Tokio në vitin 1964 dhe kampion ushtarak botëror.

Gjashtë ditë më parë, vëllai i tij Ernesto, ish-kampion italian në peshën super të lehtë, u nda nga jeta nga Covid -19. Virusi ishte fatal edhe për Giuseppe "Bepi" Ros.

Bepi, fitoi medaljen e bronztë olimpike në boksin e peshave të rënda në Tokio në vitin 1964.

Ai ishte kampion ushtarak botëror në vitin 1963 dhe në vitin 1964 fitoi titullin e parë të kampionit në Itali.

Kur mori pjesë në Lojërat Olimpike, ai ishte ende amator dhe pas një viti u bë boksier profesionist.

Ai u konfirmua kampion i Italisë në kategorinë e peshave të rënda në vitet 1970, 1971 dhe 1972.  Ai fitoi 42 meçe nga 60, nga të cilat 24 me nokaut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat