Brahimaj me fitore të jashtëzakonshme

Boksi

Brahimaj me fitore të jashtëzakonshme

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 12:27
Brahimaj me fitore të jashtëzakonshme

Ramiz Brahimaj më në fund ka marrë fitore në UFC dhe atë e ka bërë në mënyrë spektakolare. Sportisti shqiptar është përballur me Micheal Gillmore në tetëkëndëshin e UFC Vegas 49.

Brahimaj ishte më i mirë në këtë duel dhe vetëm pas dy minutave arriti ta fitoj meçin.

Shqiptari e detyroi ta dorzonte Gillmoren meçin pas një kapje nga pas duke e lënë atë pa frymë.

“I gjithë falënderimi i shkon të plotfuqishmit. E dua punën time dhe do të doja të falënderoja UFC, Sean Shelby, Mick Maynard, Dana White për mundësitë që më kanë dhënë”.

“Do të doja ta falënderoja trajnerin Sayif, vëllain tim Geoff dhe Belalin që ishin pranë meje në këtë luftë të shkurtër”, tha ndër të tjera Brahimaj pas fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat