Kampioni i peshave të rënda në Ukrainë, rrezikon sfidën me Joshuan

Boksi

Kampioni i peshave të rënda në Ukrainë, rrezikon sfidën me Joshuan

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:40
Kampioni i peshave të rënda në Ukrainë, rrezikon sfidën me Joshuan

Sfida e peshës së rëndë në boks mes boksierit ukrainas Oleksandr Usyk dhe atij britanik Antonya Joshua është ezik për t’u zhvilluar. Usyk, kampion bote, aktualisht ndodhet në vendlindje, ku ka rrëmbyer armët për të mbrojtur Kievin nga sulmet e ushtrisë ruse.

Ai ende nuk ka firmosur kontratën për revanshin ndaj Joshua, pasi palët ende nuk kanë gjetur një marrëveshje për datën dhe vendin se ku do të zhvillohet kjo sfidë e dytë mes tyre.

Këtë gjë e konfirmoi sërish Edie Hearn, promotori i njohur i boksit, që tha se situata është paksa më e ndërlikuar tani.

“Usyk ndodhet në Ukrainë, por ne besojmë se revanshin do të zhvillojmë në maj ose qershor. Jemi në kontakt me stafin e tij dhe shpresojmë që kriza të zgjidhet shpejt dhe të zhvillojmë këtë duel”, tha Hearn, që është gjithashtu i paqartë se çfarë rrjedhe do të marrë kjo situatë mes dy boksierëve.

Boksieri i pamposhtur ukrainas ka postuar foto në radhët e ushtrisë së vendit të tij, duke rrezikuar edhe jetën. Në kahun tjetër presin për një marrëveshje për revanshin, që tashmë është në rrezik për t’u zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat