Djali i legjendës nis karrierën me fitore

Boksi

Djali i legjendës nis karrierën me fitore

Më: 16 mars 2022 Në ora: 13:44
Djali i legjendës nis karrierën me fitore

Gjashtë muaj pasi legjenda e boksit, filipinasi Manny Pacquiao, vendosi të tërhiqej nga sporti, vendin e tij në ring e ka zënë djali i tij i madh, Emmanuel “Jimuel” Pacquiao. Ky i fundit ka debutuar në ring, duke e nisur këtë aventurë me fitore.

Jimuel Pacquiao, siç njihet ndryshe boksieri 21-vjeçar, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Andres Rosales. Kjo përballje e vlefshme për peshën “welter” u zhvillua në San Françisko të Amerikës.

Boksieri i ri filipinas bëri një paraqitje të mirë, duke grushtuar fort rivalin e tij meksikan dhe e meritoi fitoren. Ai kombinoi mirë të dyja duart, duke goditur rivalin si me të majtën ashtu dhe të djathtën.

Pra, një start i shkëlqyer i karrierës për djalin e legjendës Manny Pacquiao, që tashmë i është dedikuar tërësisht politikës. Ish-boksieri nuk ka qenë i pranishëm në atë sfidë, por ka përgëzuar djalin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Përgëzime djali im për fitoren dhe fitoren e parë në sportin e boksit. Jam krenar për ty”, ka qenë komenti i Manny Pacquiao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat