Fituesi i Premier League dhe Serie A do të debutojë në boks

Boksi

Fituesi i Premier League dhe Serie A do të debutojë në boks

Më: 18 mars 2022 Në ora: 12:41
Fituesi i Premier League dhe Serie A do të debutojë në boks

Tashmë është zyrtare. Ish-futbollisti francez Patrice Evra, kampioni në Premier League me i Manchester United dhe në Serie A me Juventus, do të debutojë në sportin e boksit.

40-vjeçari, i larguar nga futbolli në korrik të vitit 2019, do të ngjitet në ring në një duel “show” ndaj një personazhi të njohur të rrjeteve sociale, Adam Saleh. Sfida do të zhvillohet më 30 prill në “O2 Arena” të Londrës.

Kjo sfidë mes Evra dhe Saleh do të përfshihet në mbrëmjen e madhe, ku si duel kryesor do të jetë përballja mes Martyn Ford dhe Sajad Gharibi (i njohur si Hulku iranian).

“Kam nevojë për mbështetjen e të gjithë miqve dhe fansave të mi në Angli, pasi do të jetë një sfië e çmendur për mua. Jam shumë i lumtur që do të debutoj në boks, pasi kam respekt për njerëzit që merren me këtë sport”, tha Evra.

“Nuk bëhet fjalë thjesht për fuqi e forcë,m por edhe për strategji e teknikë.

Është si një lojë shahu. Mënyra e stërvitjes për këtë sport është krejt ndryshe nhga ajo e futbolli. Ka qenë një punë e vështirë dhe jam gati”, u shpreh Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat