White: Nuk mund ta them emrin e tij

Boksi

White: Nuk mund ta them emrin e tij

Më: 22 mars 2022 Në ora: 17:10
White: Nuk mund ta them emrin e tij

Sporti i arteve marciale mikse (MMA) ka njohur një rritje të vazhdueshme dy dekadat e fundit dhe meritë për këtë gjë ka padyshim presidenti Dana White, njeriu që bëri këtë sport mjaft tërheqës dhe fitimprurës. Numri 1 i UFC-së shprehet se një ditë ai do të tërhiqet edhe pse nuk heqë dorë nga ideja që mund të ndjekë gjurmët e Bob Arum, promotorit të njohur të boksit, aktiv edhe sot, në moshën 90-vjeçare.

White, duke folur për zëvendësuesin e tij ka hedhur poshtë idenë se Daniel Cormire mund ta zëvendësojë në këtë detyrë.

“Daniel nuk mund ta bëjë këtë detyrë. Unë e respektoj Daniel, njeri shumë i mirë, por ai nuk mund ta bëjë këtë detyrë. Janë të shumtë ata që mendojnë se ai është personi i duhur, por njerëzit nuk e kuptojnë se përveçse sportit ky është edhe biznes”, u shpreh Dana White.

“Është një njeri që mund të më zëvendeësojë në të ardhmen”, tha presidenti i UFC-së, pa e përmendur emrin e tij.

“Ai njeri mendoj se është i duhuri. Nuk mund ta them emrin e tij, pasi ai është një njeri që qëndron gjatë gjithë kohës në prapaskenë dhe askush nuk e di emrin e tij”, u shpreh Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat