Çmendet Mike Tyson, kërkon 1 miliardë dollarë

Boksi

Çmendet Mike Tyson, kërkon 1 miliardë dollarë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 13:15
Çmendet Mike Tyson, kërkon 1 miliardë dollarë

Boksieri amerikan Mike Tyson, legjenda e këtij sporti, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se për t’u rikthyer në ring do të pranojë vetëm një ofertë që kap shumën e 1 miliardë dollarëve.

Ai ia ka dërguar këtë mesazh Jake Paul, personazhit të njohur të YouTube, që e ka ftuar në duel.

Tyson u largua nga sporti në vitin 2005, por në vitin 2020 ai zhvilloi një duel “show” me 8 raunde me Roy Jones Jr., sfidë që u mbyll në barazim.

I pyetur nëse pranon të rikthehet sërish në ring, ai tha se këtë gjë do ta bëjë vetëm për një miliardë dollarë.

“Rikthehem për të fituar ca parà. Paul, ai djalosh simpatik dhe me sy blu, unë jam shumë i shtrenjtë. Kam nevojë të fitoj ca parà nga ajo sfidë. 1 miliardë dollarë”, u shpreh Mike Tyson, 55 vjeç. Ndërsa Jake Paul është 30 vjet më i ri, 25 vjeç dh aka zhvilluar vetëm 5 duele në ring, duke i fituar të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat