Usyk e konfirmon rimeçin me Joshuan

Boksi

Usyk e konfirmon rimeçin me Joshuan

Më: 25 mars 2022 Në ora: 21:16
Joshua dhe Usyk

Oleksandr Usyk ditë më parë vendosi që ta lë luftën në Ukrainë për t’iu përkushtuar profesionit të tij.

Kampioni i botës në peshat e rënda i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut nga agresori rus.

Por, ai sot ka konfirmuar se ka vendosur për të nisur përgatitjet për përballjen me Anthony Joshuan.

“Vendosa të filloj përgatitjet për një revansh me Anthony Joshuan, një numër i madh i miqve të mi më mbështesin, faleminderit Zotit për gjithçka”, ka shkruar ukrainasi në “Instagram”.

Ende nuk është caktuar një datë për rimeçin mes Usyk e Joshuas, megjithatë raportohet se mund të ndodhë në muajin qershor.

Kujtojmë se Oleksandr Usyk bëri sensacion vitin e kaluar kur e mposhti Joshuan për t’ia rrëmbyer atij brezat e artë në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në “Tottenham Hotspur Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat