Dueli ndaj Tyson Fury rrezikon të anulohet

Boksi

Dueli ndaj Tyson Fury rrezikon të anulohet

Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:24
Dueli ndaj Tyson Fury rrezikon të anulohet

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit dhe menaxheri i boksierit britanik Dillian Whyte, u shpreh se nuk është i sigurt nëse dueli ndaj Tyson Fury, i programuar më 23 prill në Londër, do të zhvillohet. Sipas tij, në prag të kasaj sfide është krijuar një kaos i madh.

Përballja mes dy boksierëve britanikë do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” dhe janë shitur të gjitha biletat (95 mijë vende). Në këtë duel, Fury do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

“Siç e kam thënë edhe më parë, jam i lumtur që nuk jam përfshirë në organizimin e këtij dueli.

Unë dëshiroj të promovoj duele, por në këtë rast nuk kam se çfarë të bëj. Ata nuk po e trajtojnë ashtu si duhet Dillian Whyte”, tha Eddie Hearn.

“Po krijohet një lëmsh nga staf i Fury, që po organizon këtë sfidë, ndërkohë që pas një muaji kemi duelin që e dëshirojnë britanikët. Kam frikë se dueli do të anullohet, por nuk e uroj kurrë një gjë të tillë, pasi janë firmosur kontratat”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat