Shtëpia e sportistit të madh bie në duar të ushtrisë ruse

Boksi

Shtëpia e sportistit të madh bie në duar të ushtrisë ruse

Më: 27 mars 2022 Në ora: 20:03
Shtëpia e sportistit të madh bie në duar të ushtrisë ruse

Oleksandr Usyk ditë më parë vendosi që ta lë luftën në Ukrainë për t’iu përkushtuar profesionit të tij.

Kampioni i botës në peshat e rënda i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut nga agresori rus.

Por, ai pastaj njoftoi se ka vendosur për të nisur përgatitjet për rimeçin me Anthony Joshuan.

Megjithatë, Oleksandr Usyk dhe gruaja e tij, Yekaterina, nuk i kanë harruar ata që kanë mbetur në Ukrainë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me të afërmit e tyre që mbeten në vend.

Një fqinj i çiftit i njoftoi gruas së boksierit se shtëpia e tyre në Vorzel, afër Kievit, ishte e pushtuar nga ushtarë rusë. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi boksieri u largua nga Ukraina për t’u përgatitur për ndeshjen me Joshuan.

Yekaterina përmes llogarisë në “Instagram” njoftoi se shtëpia ishte e zënë nga ushtarë çeçenë e rusë dhe se tanke dhe mjete tjera ushtarake ishin vendosur aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat