Usyk mesazh para sfidës me Joshuan

Boksi

Usyk mesazh para sfidës me Joshuan

Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:53
Usyk mesazh para sfidës me Joshuan

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka konfirmuar se ka nisur përgatitjen për duelin ndaj britanikut Anthony Joshua.

Kjo sfidë do të jetë e vlefshme për titujt kampionë bote në peshën e rëndë, tituj të cilët Usyk i fitoi në shtator të vitit të kaluar, në përballjen e parë ndaj Joshua.

“Kam vendosur të nis përgatitjen për revanshin ndaj Anthony Joshua. Një numër i madh miqsh më kanë mbështetur, por edhe ju të gjithë më keni inkurajuar për atë që po ndodh në vendin tim. Ju uroj paqe dhe mirësi. Falënderoj Zotin për gjithçka”, thotë Oleksandr Usyk në mesazhin e tij.

Boksieri kampion bote në mesazhin e tij fokusohet më shumë në atë që ndodh në vendlindjen e tij pas sulmit ushatarak të Rusisë. Edhe vetë Usyk qëndroi 3 javë në Kiev, duke mbrojtur qytetin, por së fundi mori lejen nga qeveria për të lënë vendin dhe të ngjitet sërish në ring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat