Bukuroshja braktis UFC-në

Boksi

Bukuroshja braktis UFC-në

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:48
Bukuroshja braktis UFC-në

Paige VanZant, një nga luftëtaret me të njohura në artet marciale mikse (8 fitore e 5 humbje në kafaz), ka deklaruar se nuk do të zhvillojë më asnjë duel në UFC. Ajo ka dueluar në dy pesha të ndryshme dhe është e njohur për format e saj tërheqëse, duke patur mjaft fansa në botë.

Sipas saj, në UFC nuk e paguajnë mjaftueshëm, ndaj do të synojë një karrierë të re. “Kam ndërtuar një emër të mirë në këtë sport dhe në UFC kam punuar shumë, duke iu dedikuar shumë këtij sporti të vështirë. Kam promovuar këtë sport edhe kur të tjerët nuk dëshironin”, u shpreh VanZant.

“Çdo fundjavë kam qenë në vende të ndryshme për të dalë dhe promovuar UFC-në, madje edhe në evente që s’kanë lidhje me këtë sport. Por asnjëherë nuk jam paguar mjaftueshëm, ndaj do të shoh një rrugë tjetër. Kontrata ime me UFC-në mbaroi dhe s’do ta rinovoj”, tha Paige VanZant.

Pritet që ajo të vijojë karrierën në BKFC (Bare Knuckle Fighting Championship), teksa së fundi ka firmosur me All Elite Wrestling (AEW). “Unë e dua UFC-në, por ata nuk paguajnë sa duhet, ndërsa në organizatën e re më ofruan një kontratë shumë të mirë, duke më hapur dyert për të reja, që s’i bëja dot në UFC”, tha VanZant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat