Fury: Nuk kam asnjë plan

Boksi

Fury: Nuk kam asnjë plan

Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:04
Fury: Nuk kam asnjë plan

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), u shpreh se nuk ka asnjë plan për duelin e 23 prillit.

Në stadiumin “Wembley” të Londrës ai do të përballet me patriotin e tij Dillian Whyte, në një sfidë interesante, ku do të mbrojë titullin si i pamposhtur (31 fitore, 1 barazim).

Fury ka kohë që përgatitet për këtë sfidë, por ai shprehet se nuk ka asnjë plan që do të ndjekë në ring, duke i besuar më së shumti instiktit të tij. Ai deklaron se për këtë duel do të zbatojë një plan vetëm pak orë para duelit. “Nuk e di se çfarë bën apo mendon Dillian. Ndoshta ai ka një plan, unë jo”, tha Fury.

“Unë do të veproj ashtu si të më vijë për mbarë. Ky është divizioni i peshës së rëndë, më i bukuri ku gjithkush ka një shans. Unë dueloj për të fituar me KO dhe për këtë po përgatitem.

Nuk dua të thellohem në strategji gjatë stërvitjes, pasi në ring gjithçka është ndryshe dhe unë i besoj instiktit tim”, tha Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat