Kjo është renditja e Florian Markut në klasifikimin botëror

Boksi

Kjo është renditja e Florian Markut në klasifikimin botëror

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:02
Kjo është renditja e Florian Markut në klasifikimin botëror

Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.

Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.

Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.

Ndërkohë, tani ai ka avancuar shumë në renditjen e përgjithshme. Para ndeshjes ndaj Jenkins, Marku renditej nga portali i njohur “Boxrec” në vendin e 73-të në botë në kombinimin e të gjitha federatave sa i përket peshës welter.

Me këtë sukses ndaj uellsianit, i cili shihej si kundërshtari më i vështirë me të cilin Marku është ndeshur, ngjitja ka qenë e menjëhershme pasi tani ai është i 48-i në renditjen botërore për këtë peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat