​Marku: Dje gjithçka shkoi sipas planit

Boksi

​Marku: Dje gjithçka shkoi sipas planit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 18:30
Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku të shtunën ia doli që ta mbrojë titullin e Kampionit të Botës në kategorinë IBF pasi e mposhti me nokaut në raundit e katërt britanikun Chris Jenkins.

Një ditë më pas, Marku ka falënderuar të gjithë tifozët shqiptarë për përkrahjen e madhe të dhënë gjatë këtij dyluftimi.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se dje gjithçka shkoi sipas planit, derisa ka bërë të ditur se së shpejti do t’i zbulojë planet e reja për të ardhmen të cilat i parashikon si të mëdha dhe të forta, derisa ka thënë se për ndeshjen e radhës do të njoftojmë me kohë.

“Dua ta nis duke ju falenderuar të gjithëve për përkrahjen që më dhatë djenë stadium dhe në të gjitha trojet shqipëtare. Dje gjithçka shkoi sipas planit që kishim, Pritet një vit i fortë, i bukur dhe si asnjëherë më parë, për të cilin jemi duke punuar me ekipin e menaxhimit S-JAM Boxing. Boxxer dhe Sky SportsSky Sports. Sapo të përfundojmë planet për ndeshjen e radhës do ju njoftoj”, ka shkruar Marku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat