Shkëlqejnë boksierët e Kosovës

Boksi

Shkëlqejnë boksierët e Kosovës

Nga: K.G. Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:06
Shkëlqejnë boksierët e Kosovës

Boksierët e Kombëtares së Kosovës, Lorent Murati dhe Altin Shala, shkëlqejnë në turneun ndërkombëtar "Memorial Vllaznia 2022", që po mbahet në Shkodër.

Të dy boksierët treguan teknikë të mirë duke u kualifikuar në finale. 

“57 kg Lorent Murati sot në gjysmëfinale boksoi kundër Kristian Koços nga Shqipëria, ku bëri boks të mirë dhe dominoi në ring, i cili detyroi referin t’i numëroi 3 nukdaune Koços. Në raundin e dytë ndërpreu duelin.

Lorent  Murati edhe njiherit dëshmoi se është një e ardhme e boksit tonë.

Po ashtu 80 kg Altin Shala ndeshet me boksierin nga Maqedonia e Veriut, Ali Azemi duke shënuar fitore me meritë dhe u kualifikua në finale.

Ndërsa në 86 kg Remzo Mustafiç pësoi humbje kundër boksierit nga Mali i Zi, Petar Lijesheviq.

Nesër në finale, me 9 prill paraqiten 3 boksierë tanë 57 kg Lorent Murati kundër boksierit me përvojë nga Bullgaria, Javier Diaz. Në 71 kg Rilind Muriqi bokson ndaj Besart Gjetës së Shqipërisë. 80 kg Altin Shala bokson ndaj Arjon Kajoshit të Shqipërisë”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat