Spence mbetet i pathyeshëm në ring

Boksi

Spence mbetet i pathyeshëm në ring

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:08
Spence mbetet i pathyeshëm në ring

Boksieri amerikan Errol Spence bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në peshën “welter” (pesha deri 77kg), pas fitores me “KO teknik” në raundin e 10 ndaj kubanezit Yordenis Ugas. Sfida u zhvillua në Arlington të Teksasit (Amerikë), me Spence që qëndron i pamposhtur në ring (28 fitore, 0 humbje).

Një përballje e fortë, por ku Spence tregon se është një shkallë më lart se rivali i tij, duke e vënë në vështirësi nga raundi në raund. Problemet në të dy sytë të shkaktuara nga grushtet e Spence bënë që Ugas të ndalet nga mjeku, që u ngjit dy herë në ring para se të vendoste ndaljen e kësaj sfide.

Ugas, që befasoi botën pak kohë më parë kur mposhti Many Pacquiao, këtë herë ishte i pafuqishëm ndaj Spence. Mjeku hyri fillimisht në raundin e tetë dhe më pas në të dhjetin, duke vendosur ndërprejen e duelit. Sipas statistikave, amerikani lëshoi gati trefishin e grushteve karshi rivalit kubanez, që pranoi humbjen.

Pas këtij dueli, 32-vjeçari Errol Spence mban titujt WBC, IBF dhe WBA të peshës “welter”. Në horizont del një tjetër duel interesant , ajo ndaj Terence Crawford, që mban titullin e kategorisë WBO në këtë Divizion. Ndërsa për Ugas kjo ishte humbja e pestë në ring (ka edhe 27 fitore).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat