Kur lihet anash Afrim Majanci!

Boksi

Kur lihet anash Afrim Majanci!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2022 Në ora: 14:42
Kur lihet anash Afrim Majanci!

Ish boksieri i gjeneratës së artë të klubit Prishtina, Afrim Majanci, sa ishte trajner, u shqua me rezultate dhe është punëtori më i madh i këtij sporti, gjenerata e të cilit dikur dridhte edhe Evropën në boksin amatorë, sidomos në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.   

Afrim Majanci, ka kohë që është lënë anash, nuk është as në klubin e boksit Prishtina as në Kombëtaren e Kosovës. 

Ka kohë që po lihen anash ish boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës dhe kjo nuk po shikohet me sy të mirë edhe nga dashamirët e këtij sporti.

Majanci është prej figurave më të respektuara në sportin tonë, në vitet e 90-ta ka qenë edhe veprimtar e trajner i shquar në boks, duke i bërë rezistencë edhe regjimit serb. 

Ai sot është lënë anash dhe nuk angazhohet as në klub as në Kombëtare, me përjashtim që është anëtar i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, por kjo e fundit nuk është diçka që i futet në përdorim, për faktin se ai e ka vendin në zejen e trajnerit.

Pa Majancin si trajner dhe disa të tjerë, zor që mund të rritet niveli i boksit në përgjithësi.  Kjo po vërehet tash e shumë vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat