Sportistit të Kosovës, sëmundja e rëndë ia ndërpreu karrierën 

Boksi

Sportistit të Kosovës, sëmundja e rëndë ia ndërpreu karrierën 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2022 Në ora: 19:46
Sportistit të Kosovës, sëmundja e rëndë ia ndërpreu karrierën 

Jeta është përplot sfida e të papritura. 

Një jetë me sprova po e kalon edhe ish boksieri ferizajas Florim Xhabiri.

Ai ka më shumë se 6 vite që e ka ndërprerë karrierën, pa dëshirën e tij. 

Image

Xhabiri në të djathtë 

Sëmundja e rëndë e detyroi të tërhiqet, me bindje të fortë se një ditë do të kthehet jo si garues por si trajner dhe të punojë me të rinjtë e ë rejat. 

Dikur ishte boksier teje cilësor por që sëmundja ia ndërpreu në gjysmë ëndrrën. 

Megjithatë, ai ende vazhdon me pasionin e boksit dhe është optimist  e një ditë do të rikthehet fuqishëm.

Xhabiri beson fuqishëm, se do ta mposhtë sëmundjen e rëndë, të kthehet aty ku e presin me padurim dashamirët e sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat