Boksierët nga Kosova luftojnë sot për medalje në Kampionatin Evropian “Sofia 2022”

Boksi

Boksierët nga Kosova luftojnë sot për medalje në Kampionatin Evropian “Sofia 2022”

Më: 18 prill 2022 Në ora: 11:47
Boksierët

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian të boksit që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.

Kosova në këtë kampionat po përfaqësohet nga boksierja Alnera Ibrahimi, Taulant Jakupi dhe Donat Syla që sot do të zbrakojnë në ring të kërkim të medaljeve.

Me fillim nga ora 18:00 boksojnë boksierja Alnera Brahimi në kategorinë 70 kg kunder boksieres nga Hungaria Kovacs Nikolett.

Taulant Jakupi në kategorinë 86 kg bokson në çerekfinale në luftë për medalje kundër boksierit nga Armenia Aleksanyan Aghvan dhe në kategorinë 92kg Donat Syla po ashtu në çerekfinale në luftë për medalje bokson kundër boksierit nga Moldavia Cojocari Daniel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat