Ilir Zeneli pas 2 viteve kthehet në ring

Boksi

Ilir Zeneli pas 2 viteve kthehet në ring

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:21
Ilir Zeneli pas 2 viteve kthehet në ring

Ilir Zeneli boksier i “ArenaRing Management Promotion”, pas 2 viteve pause për shkak pandemisë se Korona Virusit me ne fund po i kthehet ringut atje ku edhe e ka vendin. Ai do te ndeshet te shtunën në Rastatt të Gjermanisë kundër një boksieri shume me përvoje, Istvan Kiss i cili gjatë karrierës se tij ka mbi 55 ndeshje.

Për këtë përballje Iliri ndihet maksimalisht i përgatitur dhe prêt të shënoj fitoren e tretë në karrierë. “Për këtë përballje jam përgatit maksimalisht ne 3 muajt e fundit, po ndihem mirë dhe pres fitore.

Falënderoi menaxherin tim Avdyl Salihu për mundësitë e dhëna. Shpresoj se të kem edhe mbështetje nga publiku, kurse unë ju premtoj vetëm triumf”, tha Zeneli, duke shtuar se pret ndeshjen e ardhshme ta zhvilloj me 10 qershor ne Uster te Zvicrës, ku matchmaker kryesor i kësaj gale do jete menaxheri i tij.

Ne ketë galle do te paraqitet edhe Arnold Gjergjaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat