Momenti më emocionues

Boksi

Momenti më emocionues

Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:54
Momenti më emocionues

Tyson Fury u konfirmua mbrëmjes e së shtunës si kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda teksa në një Wembley të tejmbushur nxori KO në raundin e gjashtë sfiduesin Dillian Whyte.

Por, veç këtij momenti, një tjetër episod kulminant ishte edhe takimi në ring i “The Gypsy King” me djaloshin Marshall Jenson.

Ky i fundit si pasojë e një meningjiti kur ishte vetëm një vjeç, humbi gjymtyrët e tij dhe tashmë derisa të mbërrijë në moshën 18-vjeçare do t’i duhet të rinovojë protezat e tij çdo tetë vjet.

Kështu, Fury i cili e ftoi vogëlushin në ndeshjen e boksit i premtoi atij se do ta ndihmojë të mbledhë paratë e nevojshme për protezat e reja.

Vogëlushi sakaq u ngjit në ring me fanellën e Tottenham si një fans i madh i Spursa-ave, ndërsa në vitin 2016 ka takuar edhe idhujt e tij të futbollit, veçanërisht sulmuesin Harry Kane..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat