Florian Marku i rikthehet stërvitjes dhe premton

Boksi

Florian Marku i rikthehet stërvitjes dhe premton

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:06
Florian Marku i rikthehet stërvitjes dhe premton

Boksieri shqiptar Florian Marku i është rikthyer stërvitjes tri javë pas fitores me KO teknik ndaj britanikut Chris Jenkins, ndeshje e zhvilluar në Njukasëll. Në këtë duel, shqiptari mbrojti titullin kampion bote  në kategorinë IBF International, duke qëndruar i pamposhtur (11 fitore, 1 barazim).

Gjithsesi, përmes një postimi në rrjetet sociale, Florian Marku shprehet se ka nisur menjëherë nga puna të ardhmen.

Madje ai jep lajmin e madh që ëndërrojnë të gjithë shqiptarët, për një duel në Tiranë, ku do të mbronte titullin kampion bote në peshën “welter”.

“I përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë. Së shpejti filloj përgatitjen për duelin e radhës.

Ekipi im është duke punuar për të zhvilluar një ndeshje gjigante, në behar, në mes të Tiranës”, shkruan Florian Marku, që poston edhe një video duke u stërvitur me stafin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat